Erëra të forta kanë përfshirë Prishtinën, me c’rast kanë shkaktuar edhe pasoja.
Lexuesit e Gazetës Neutral, kanë raportuar në redaksi se në lagjen “Ulpiana” është thyer xhami i dritares te një objekt banesor.
Për të evituar rrezikun që kanoset ndaj kalimtarëve, kanë intervenuar zjarrfikësit.
Ndryshe, mot i lig ka kapluar Shqipërinë nga stuhia “Ciaran” ku për pasojë është shënuar një viktimë dhe disa të lënduar.