Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Gjilan, pasi i njëjti dyshohet se kishte kryer marrëdhënie seksuale më një femër të mitur.
Sipas PK-së i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima në strehimore pasi nuk ka pranuar të kthehet tek familja e saj.
Rasti është cilësuar si dhunim.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën femër kosovare- e mitur. Viktima nuk ka pranuar të kthehet te familjarët e saj dhe është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.