Policia jep detaje për mbetjet mortore të cilat u gjetën dje në Prishtinë

Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur gjatë luftës në Kosovë, ka identifikuar një dëshmitar i cili kishte njohuri për mbetje eshtërore të cilat figurojnë në Listën Kombëtare të Personave të Zhdukur me Forcë gjatë periudhës së luftës së vitit 1998/99.

Sic thuhet në raportin e Policisë, thuhet se gërmimet janë bërë gjatë ditës së djeshme, kurse gjatë gërmimit janë gjetur mbetje eshtërore forenzik, shkruan Neutral.al.

Këto eshtëra mortore besohen të jenë të luftës së fundit në Kosovë.

“Me datë 05.10.2023 Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, përkatësisht Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur gjatë luftës në Kosovë, në bazë të informacioneve ka identifikuar një dëshmitar, i cili ka njohuri për mbetje eshtërore të një trupi të njeriut, i cili figuron në Listën Kombëtare të Personave të Zhdukur me Forcë gjatë periudhës së luftës së vitit 1998/1999. Së bashku me dëshmitarin, në vendin e ngjarjes kenë dalë edhe Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Institutin e Mjekësisë Ligjore. Është identifikuar lokacioni dhe pas gërmimit/ekshumimit, janë hasë gjetje eshtërore me interes forenzik që besohet se janë të trupit të njeriut dhe i përkasin periudhës së luftës së fundit”, thuhet në raport.

Kurse, Instituti i Mjekësisë Ligjore, ka bërë tërheqjen e  gjetjeve eshtërore dhe të njëjtat janë dërguar në IML për  obduksion dhe identifikim./Netural.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *