Policia ka njoftuar se dhjetë persona janë arrestuar në Gjakovë të premten për shkak se janë rrahur mes vete. Është gjetur edhe një revole e cila ishte përdorur gjatë përleshjes.
Policia ka thënë se mosmarrëveshja mes tyre ka nisur në rrjete sociale.
“Janë arrestuar dhjetë (10) të dyshuar, pasi të njëjtit janë përfshirë në rrahje në mes veti ku ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri, dyshohet për shkak të mosmarrëveshjeve që kishin pasur në rrjete sociale. Si pasojë lëndime kanë pësuar dy nga të dyshuarit të cilëve u është ofruar tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore te një i dyshuar tjetër kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë të tipit Bloë-Magnum, e cila dyshohet se është përdorur. Me vendim të prokurorit, të gjithë (10) të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia.