Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka bërë një njoftim të rëndësishëm lidhur me përfundimin e projektit madhor që ndërlidhë Arbërinë me Pallatin e Rinisë dhe Hotelin Grand. Sipas tij, projekti është tani gati për të nisur.
Gjatë muajit shkurt, pritet të shpallet thirrja për kompaninë ndërtimore që do të kryejë këtë projekt transformues, i cili është parashikuar të zgjidhë disa probleme të qytetarëve të Kryeqytetit.
Kryetari Rama shpreh falënderim për durimin e treguar nga qytetarët dhe njofton se detajet e projektit do të prezantohen për publikun të hënën, më 12 shkurt, në hollin e ndërtesës së Kryeqytetit në qendër.