Një raport i fundit nga Policia e Kosovës për 24 orët e fundit një vjedhje ka ndodhur në rrugën Tahir Zemaj në Fushë Kosovë.
Sipas raportit policor, të dyshuarit janë kapur në momentin që kishin vjedhur 8 bidonë me nga 10 litra naftë secili, për një sasi totale prej 80 litrash, nga punishtja e një mashkulli kosovar.
Policia menjëherë ka arrestuar të dyshuarit ku nga katër, tre prej tyre ishin të mitur
“VJEDHJE Rr. Tahir Zemaj, Fushë Kosovë 22.02.2024 – 23:30. Pas një informate të pranuar policia ka kapur në flagrancë katër persona të dyshuar meshkuj kosovarë (tre prej tyre të mitur) të cilët në bashkëkryerje kishin vjedhur 8 bidonë me nga 10 litra naftë (gjithsejtë 80 litra) nga punishtja e viktimës mashkull kosovar. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.”