Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, ka vdekur mëngjesin e sotëm, në moshën 88-vjeçare.
Shtëpia Botuese “Onufri”, që i botonte veprat e Kadaresë, ka njoftuar se ai ka vdekur në ora 08:50 në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Shtëpia Botuese ka thënë se për ceremoninë e përcjelljes do të njoftojnë më vonë.