Dokument| Mjekët e Spitalit të Mitrovicës kërkojnë nga SHSKUK shkarkimin e drejtoreshës Luljeta Buçinca Zhubi

Doktorët e Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës po kërkojnë nga SHSKUK-ja shkarkimin e drejtorit ekzekutiv të këtij spitali, pozitë të cilën e mban Dr. Luljeta Buçinca Zhubi.

Po ashtu përmes peticionit kërkohet edhe shkarkimi i drejtorit mjekësor, pozitë të cilën e mban  Dr. Bashkim Hasani, si dhe bordin udhëheqës.

Në dokumentet që ka siguruar Veriu.info shihet se doktorët që kanë nënshkruar këtë kërkesë në adresë të SHSKUK-së, si arsye përmendin paaftësinë menaxheriale dhe profesionale të drejtorit ekzekutiv.

Sipas këtij dokumenti si arsye përmenden edhe fakti se nga data 29.03.2023 nuk funksionon salla operative llaparoskopisë, nuk është aktivizuar mjekimi intensiv ani pse ekzistojnë kapacitetet kadrovike dhe aparatura, si dhe probleme tjera që mund t’i  shihni më poshtë:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *