Bazuar në informacionet e siguruara nga burime të gazetës Neutral brenda Ministrisë së Puneve të Brendshme të Kosovës, duket se vonesat në shpërndarjen e pasaportave kanë shkaktuar shqetësime në publik për shkak të sasisë së madhe të aplikantëve.
Sipas këtyre burimeve një prej arsyeve kryesore të kësaj vonese duket të jetë fluksi i madh i qytetarëve që aplikojnë për pasaporta, duke e bërë procesin më të ngadalshëm.
Edhe pse Ministria ka materialet dhe stafin e nevojshëm për të procesuar aplikimet dhe nxjerrjen e pasaportave, presioni i një numri të lartë të aplikantëve ka shkaktuar pengesa në shpërndarjen e tyre në kohë të reale./GazetaNeutral/