Këngëtarja e mirënjohur, Nazmije Dushullovci së fundmi ka shprehur një shqetësim në lidhje me distributorin për energji KEDS, shkruan Neutral Bizz.
Artistja, përmes një komenti ka shkruar se në ditën e Fitër Bajramit është përballur me disa punëtor të KEDS-it, të cilët sipas saj, kanë tentuar të ia ndërrojnë me dhunë orën e rrymës.
Ajo thotë se është ndjerë e kërcënuar nga punëtorët e kompanisë private pasi të cilët kanë përmendur se do të ia thërrasin Policinë.
Nazmija shprehet se paguan me kohë energjinë elektrike, derisa ankohet se ka vërejtur fryrje të faturës gjë për të cilën edhe është ankuar.
Postimi i plotë:
“Pershdetje desha t’ju njoftoj per festen e Bajramit diken e shtune erdhen dy puntor te KEDS-it me e ndrru oren e rrymes i pyta pse me than se je ne list per me ndrru oren e me qu ekspertiz nese nuk lejon vim me polici nestop tu thirr telefon e me mfriksu jam befasu me ket sjellje te dhunshme me dhun me polici gjoja kom bo veper penale .Ne fatk un jam qytetare qe kom pagu qdo faktur me rregull U ndiva e kercnume sepse un kisha bo disa ankesa kedsit per fryrje te fakturave kjo ishte e pa pranushme per mu sepse un isha anku e ata si hakmarrje me hek oren me kernimvijm me polici turp ju qoft un posedoj edhe oren tjeter e qe duhet bart jasht para dere por me u trajtu ne ket menyr esht e pa papranuar kerkoj pas ekspertizes oren me kthy”