Anthony Joshua fitoi me një nokaut brutal në raundin e dytë ndaj Francis Ngannou, duke e mbyllur meçin më herët se sa ishte pritur.
Dy herë ish-kampioni i unifikuar i peshave të rënda boksoi me superyllin e MMA në një meç të mbajtur në Arabinë Saudite, shkruan LIG Sport
Për meçin e mbrëmjes ka reaguar edhe boksieri shqiptar, Florian Marku i cili i thur lavde Joshuas në rrjetet sociale.
“Nokaut fantastik nga Joshua. Ai u gjend më mirë sesa herave tjera”, u shpreh Marku në rrjetet sociale
Tifozët e boksit në mbarë botën u mahnitën me nokautin dhe paraqitjen e AJ sonte, që tregoi nivele të larta të boksit.