Eman Rrahmani sërish kundër partisë, qëndron i vetëm në seancë pasi deputetët e LVV-së lëshuan sallën

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, sërish ka bojkotuar seancën e Kuvendit.

Deputetët e LVV-së u larguan nga salla në momentin që deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, kërkoi që të mbyllej seanca plenare dhe të vazhdohet me atë të jashtëzakonshmen për çështjen e koeficientit të pagave.

Megjithatë, i vetmi nga kjo parti në sallë ka mbetur deputeti Eman Rrahmani.

Kjo nuk është hera e parë që deputetët e LVV-së lëshojnë sallën, pasi që në seancën e javës së kaluar këta deputetë nuk morën pjesë në seancën për mbështjen financiare të Policisë së Kosovës.

Kjo seancë është thirrur nga AAK-ja. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *