Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadori Tomas Szunyog ka qëndruar për vizitë në veri të Kosovës.
Szunyog ka shkruar se gjatë kësaj vizite ka dëgjuar qëndrime të ndryshme për situatën aktuale.
Në një vizitë në veri të Kosovës, dëgjova qëndrime nga perspektiva të ndryshme për situatën aktuale në terren. Zhvillimet e fundit janë një kujtesë e ashpër dhe tragjike e asaj që është në rrezik për njerëzit që jetojnë në veri të Kosovës, për sigurinë e të gjitha komuniteteve të saj dhe për rajonin e gjerë”, ka shkruar ai në platformën “X”.
Szunyog është shprehur se të dyja palët duhet të japin kontribut në uljen e tensioneve.
“Theksova rolin dhe rëndësinë që kanë akterët lokal në kontributin në uljen e tensioneve në këtë moment kritik”, ka shkruar Szunyog.