Vuçiq: Pas 2- 3 ditësh shkoj në Bruksel për takim me Kurtin, s’mund të flas më shumë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se pret që pas dy-tre ditësh të shkojë sërish në Bruksel për bisedime me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, por se për momentin nuk mund të flasë më shumë për këtë çështje.

“Pas dy-tre ditësh pres që unë dhe Kurti të shkojmë sërish në Bruksel”, tha Vuçiq në RTS.

Megjithatë thotë se nuk mund të flasë më shumë për agjendën, e cila sipas tij është në përputhje me atë që ka diskutuar me “pesëshen e madhe” që ishin në vizitë në Kosovë e Serbi.

“Pas kësaj do të kemi më shumë informacione. E jona është që ta mbrojmë Serbinë nga të gjitha masat e mundshme, por dhe nga shembja e interesave tona kombëtare dhe shtetërore”, tha Vuçiq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *