Anita Haradinaj ofendon rëndë ‘live’ Ganiun, Alaudini ndërpret lidhjen direkte

Një përplasje e ashpër mes opinionistës së Big Brother VIP Kosova 2, Anita Haradinaj dhe prezantuesit të këtij spektakli, Alaudin Hamiti ka elektrizuar studion e këtij spektakli.

Gjithçka nisi pasi Anita ofendoi rëndë njërin nga banorët e shtëpisë, Ganiun me fjalët “këqyre veten në pasqyre sepse Brikenda është 2 metra vajzë”, kur po përflitej për marrëdhënien mes kësaj dyshe.

Ishte Alaudini ai i cili nuk la që debati të vazhdonte, teksa ia tërhoqi vërejtjen opinionistes për ofendimin e bërë.

“Oh Alaudin, se edhe një herë të kam thënë, a jam opinioniste unë a ti”, u shpreh ajo, ndërsa debati kaloi mes tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *