Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, në prill të këtij viti kishte thënë se mbi 75 për qind e ndërtimeve në Kosovë janë pa leje. Vetëm në Komunën e Prishtinës janë 46 mijë të tilla, shkruan Gazeta Neutral.
E numrit të lartë të ndërtimeve pa leje, po i shtohet edhe teraca e ministrit Aliu.
Lexues të Gazetës Neutral kanë raportuar rastin në redaksi ku kanë zënë ministrin në flagrancë duke ndërtuar teracë të premten mbrëma.
Sipas fotografive, duket se një punë intensive po bëhet që të ndërtohet teraca e cila ndodhet në ndërtesen ku banon Aliu në lagjen Mati 1.