Dje Policia ka njoftuar për një rast të dhunimit në Malishevë, ku një burrë ka raportuar se është dhunuar nga një burrë tjetër.
“DHUNIM- Malishevë / 16.03.2024-NN. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është dhunuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari dhe viktima dyshohet se janë me probleme psikike. Me vendim të prokurorit viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.”
Ndërkaq sot Policia, përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar se është arrestuar një person pasi ka deklaruar rrejshëm me rastin.
Ai është dërguar në mbajtje.
“DHUNIM/LAJMËRIM APO KALLEZIM I RREMË – Malishevë / 16.03.2024-NN. Lidhur me rastin , me 17.03.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që eshte vertetuar se i njejti ka deklaruar rrejshëm lidhur me rastin. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”