Banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2, kanë filluar të kenë përplasje të mëdha.
Në një debat, mbrëmë në orët e vona, janë përfshirë Edona dhe Ganiu.
Ganiu e nis këtë përplasje duke iu drejtuar Edonës: “Ndiej keqardhje për ty. E ke harru Zotin moti, I ke dalë Zotit kundër.”
Edona në kundërpërgjigje shprehet: “Unë Zotin s’e kam harru, po m’i ka falë krejt të mirat. Zoti më ka bërë femër.
Me qenë ti burrë, nuk i thua një gruaje mbylle gojën.”