Janë bërë më shumë se tri vite që kur është regjistruar rasti i parë me COVID-19 në Kosovë.
Edhe pse kaluan kaq vite, infektologu kosovar paralajmëron që ky virus do të jetë përgjithmonë prezent.
Ilir Tolaj thotë për Front Online se të gjithë qytetarët duhet të krijojë imunitet të jetojnë bashkë me COVID-in.
“Pandemia në formën të cilin jemi mësuar ta kemi ka përfunduar, sars-cov2 dhe Covid-19 nuk paraqesin më problem madhor. Ky virus do të mbetët përherë në mesin tonë siç janë edhe llojet tjera të virusve dhe gradualisht do ta ketë edhe një sezonalitet të caktuar model të sjelljes ku në periudha të caktuara do të ketë më shumë të infektuar dhe periudha tjera më pak. Ky virus do të jetë në mesin tonë ne do të infektohemi më numër të vogël ose të madh dhe do të krijojmë imunitet ku do të jetojmë me këtë virus të gjithë së bashku”, ka thënë Tolaj.
Infektologu Tolaj tha se personi që është pozitiv dhe është në rrezik t’i aplikojë masat mbrojtëse.
Ai apelon që të moshuarit të vaksinohet kundër covid-19.
“Bartja e maskës duhet të jetë në për zgjedhjen individuale të secilit, çdo kush që e konsideron vetën në grupin e rrezikut do duhej që t’i aplikojë masat mbrojtëse të infeksioneve virale dhe shmangien nga vendi ku ka shumë njerëz. Mbrojtja më e mirë është që personat e rrezikuar dhe të moshuarit të vaksinohen me vaksinat e përditësuara me variantet që shfaqën, Autoritetet shëndetësore t’i sigurojnë numrin e vaksinave për personat që donë të vaksinohen”, përfundoi Tolaj