Vuçiq nënshkruan vendimin – shpall zgjedhjet më 17 dhjetor, përmend Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka nënshkruar vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

Sipas vendimit zgjedhjet do të mbahen të dielën e 17 dhjetorit, raporton Danas.

Në të njëjtën di të do të mbahen edhe zgjedhjet lokale në 65 qytete serbe, gjë për të cilën është bërë e ditur sot.

Vuçiq u ka uruar qytetarëve zgjedhje të mbarë.

“Jetojmë në kohë të vështira për të gjithë botën. Në kohë luftrash dhe konfliktesh, të gjithë duhet të jemi të bashkuar për të ruajtur interesat jetike kombëtare dhe shtetërore”.

“Në një kohë kur do të jemi nën presion numerik për shkak të marrëdhënieve me Kosovën dhe çështje të tjera globale. Serbia duhet të ruajë paqen dhe stabilitetin, por edhe kohezionin e brendshëm. Kjo fushatë është një mundësi për t’u prezantuar qytetarëve në mënyrë të civilizuar ide dhe programe dhe politika të ndryshme që kurrë nuk do të kërcënojnë interesat tona jetike dhe kombëtare”, tha Vuçiq.

Vetëm dy ditë më parë qeveria i ka bërë thirrje, Vuçiqit që ta bëjë shpërndarjen e parlamentit.

/GazetaSinjali/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *