Në fillim të kësaj jave një punëtor humbi jetën në vendin e punës.
Policia e Kosovës njoftoi se punëtori ka rënë nga një lartësi derisa ishte duke punuar.
“Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime vdekjeprurëse pasi që i njëjti duke punuar kishte rënë nga një lartësi dhe kishte pësuar lëndim të rënda trupore. me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë dërgohet në iml për obduksion”
Ndërkohë Inspektorati i Punës në gjashtë muajt e parë të këtij viti thotë se i ka shtuar inspektimet dhe gjobat.
“Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2023 gjithsej jan realizuar 3,686 inspektime. Ndërsa për periudhën Janar-Maj 2022 janë realizuar 2,364. Pra kemi rritje të theksuar të numrit të inspektimeve. Në gjashtëmujorin e parë nga Inspektorët e Punës gjithsej janë shqiptuar 425 gjoba nga mardhënja e punës dhe siguria dhe shëndeti në punë. Ndërsa për periudhën Janar-Maj 2022 janë shqiptar vetëm 122 gjoba nga mardhënja e punës dhe siguria dhe shëndeti në punë. Pra kemi rritje të theksuar të numrit të gjobave të shqiptuara për shkeljene dispozitave ligjore të ligjeve që AEIP mbikqyr zbatimin e tyre”, ka thwnw nga ky institucion.
Mirëpo sipas Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, dënimet e kompanive të mëdha jane qesharake.
“Dënimet e këto i bën gjyqi, por megjithatë të humb jetën një punëtor i ri dhe të dënohet një kompani me dy mijë euro kjo me të vërtetë është qesharake dhe nuk po guxoj me thanë atë që e kam thanë më herët. Më shtrenjtë po kushton një shtazë në treg se sa jeta e një punëtori në Kosovë…”, ka thwnw nga kjo sindikatw.
Siguria në punë në aspektin legjislativ në Kosovë rregullohet me dy ligje në fuqi: me Ligjin e punës dhe me Ligjin për siguri në punë, mbrojtjen e shëndetit të të punësuarve dhe ambientin e punës.\
Dënimet për punëdhënësit për shkak të mungesës së sigurisë në ambientet e punës dhe vdekjeve në punë, sipas këtyre ligjeve, janë nga 100 deri në 35.000 euro.