Prishtinë- Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Xhafer Bardhit, duke e dënuar me burgim të përjetshëm lidhur me akuzën se si rezultat i një mosmarrëveshjeje pronësore kishin privuar nga jeta 15-vjeçarin A.M., dhe prindin e tij B.M. Kurse, djali i tij Amir Bardhi, u lirua nga akuza.
Aktgjykimi ndaj dy të akuzuarve u shpall të hënën, nga kryetari i trupit gjykues Agim Kuçi.
Sipas aktgjykimit, i akuzuari Xhafer dënohet me burgim të përjetshëm, kurse i akuzuari Amir lirohet në mungesë të provave dhe të njëjtit i ndërpritet masa e paraburgimit.
Po ashtu, konfiskohet arma me të cilën është kryer vepra penale.
Pas shpalljes së aktgjykimit, brenda dhe jashtë gjykatës ka pasur tensione nga pala e dëmtuar.
@ballkani.info “Ma ka vra djalin 15-vjeç. Ka me myt”. Nëna e 15-vjeçarit të vrarë shpërthen në gjykatë, pasi autori u denua me burg të përjetshëm #gjykata #rrezik #kosova🇽🇰 #viral #fyp ♬ original sound – Ballkani.info