Antidroga në aksion me veprime taktike: Kapën disa lloje të drogës dhe arrestohen 3 persona në Prishtinë

Policia e Kosovës me një komunikatë për media ka njoftuar se ekipet kundër drogës të tyre kanë zhvilluar një aksion të madh ku ka rezultuar me kapjen e një sasie droge dhe arrestimin e disa personave.

Aksioni ka ardhë pas informatave paraprake dhe hetimeve të kryera.

Fillimisht policia kanë kapur të dyshuarin kryesorë, ku atij i janë gjetur sasi e drogave të llojeve të ndryshme.

Pas kësaj, antidroga me veprime taktike ka arritë të kapë edhe dy persona tjerë, të cilëve iu gjetë sasi drogës, dha pajisje tjera që i kishin në funksion të aktivitetit të tyre kriminal.

Të tre personat janë dërguar nga mbajtje.

Njoftimi:

Polica e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik  me të gjitha njësitet tjera policore prioritet të punës kanë ruajtjen e rendit dhe garantimin e sigurisë së përgjithshme për qytetarët, si dhe mbeten të përkushtuar në parandalimin e luftimin e të gjitha veprave penale.

Në këtë fushëveprim, luftë e pa kompromis do të zhvillohet kundër trafikantëve dhe abuzuesve me substanca narkotike që cenojnë shoqërinë tonë, e në veçanti atyre që rrezikojnë shëndetin e të rinjve tanë.

Policia e Kosovës, konkretisht njësia e antidrogës në Prishtinë paraprakisht kanë pranuar informata relevante se i dyshuari m/k me iniciale (L.H.) është duke u marr me aktivitete të kundërligjshme/shitblerje të substancave narkotike të llojeve të ndryshme, kryesisht në qytetin e Prishtinës.

Pas një pune hetimore dhe operative gati njëmujore në teren,  antidroga e PK-së, dje më datë 16.12.2023, rreth orës 20:00, ka realizuar një plan taktik policor, me ç ‘rast është ndaluar dhe arrestuar i dyshuari i lartcekur me iniciale dhe gjatë operacionit të bastisjeve në trup dhe lokacionet e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar sasi e konsiderueshme e substancave të ndryshme narkotike si: kokainë, ekstazi, hashash, marihuanë, disa qese plastike, para të gatshme, dhe pajisje tjera.

I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, përderisa njësitet kompetente dhe ato të forenzikës rajonale në Prishtinë kanë kryer proceduarat e vend shikimit, fotografimin dhe evidentimin e provave materiale për procedurë të mëtejme hetimore.

Gjithashtu me 16.12.2023, rreth orës 21:30, Policia e Kosovës përmes veprimeve operacionale taktike ka identifikuar dhe arrestuar edhe dy persona të tjerë nën dyshimin për “posedim dhe shitje të pa autorizuar të narkotikëve” është konfiskuar një sasi e drogës, dy peshore digjitale, dhe një çantë me qindra lloje të ndryshme për paketim të narkotikëve, ndërsa të dyshuarit janë derguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *