Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohëpaskohe me reshje shiu dhe bore.

Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s. Të dielën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet  1-3 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *