Një anëtar i një grupi të organizuar kriminal ka mbetur i vrarë mëngjesin e sotëm nga të shtënat me armë zjarri në Tivar.
Mediat malazeze bëjnë të ditur se viktima është Edmond Mustafa.
Policia ka bllokuar qytetin dhe është në kërkim të autorëve.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Marshall Tito”. Disa të shtëna janë dëgjuar dhe se një grua ishte me viktimën.
Dëshmitarët okularë thanë se sulmuesi është arratisur me motoçikletë, ndërsa viktima është transportuar me autoambulancë.