Një grabitje e armatosur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë.Ngjarja ka ndodhur në rrugën Vushtrria në lagjen Tophane në kryeqytet.
Gazetari i lajmi.net ka dalë në vendin e ngjarjes ku edhe policia ka qenë duke kryer hetimet në lokalin e kriptovalutave “Ex-Coins”.Sipas burimeve të lajmi.net, grabitja dyshohet se është kryer nga dy persona që kishin ardhur deri tek lokali me një motor.
Të dyshuarit kanë qenë të veshur me rroba të zeza, në kokë kanë pasur helmetat dhe kanë qenë të pajisur me armë të gjata.
Dëmi i shkaktuar në lokal llogaritet të jetë 40-50 mijë euro.