Fustani i princeshë Dianës tejkalon pritshmëritë, shitet për një shifër rekord

Një fustan mbrëmjeje, veshur nga princesha e ndjerë Diana, u shit për 1.1 milionë dollar, në një ankand të shtëpisë së Ankandeve Julien, duke vendosur kështu një rekord botëror, për sendet e saj të dala më herët në shitje.

Për herë të parë, Diana e veshi fustanin në formën e një balerine, dizenjuar nga stilisti Zhak Azagury, në Firence në vitin 1985.

Me të njëjtën veshje, Diana u fotografua edhe më vonë atë vit, gjatë një vizite në Vankuver. Fillimisht ishte menduar se fustani mund të shitej mes 100 – 200 mijë dollarë, por shuma 1.1 milionë iu tejkaloi të gjitha pritshmëritë.

Po ashtu, edhe bluza që Diana mbante veshur ditën që pallati mbretëror njoftoi zyrtarisht fejesën me princin Charles, në vitin 1981, u shit për 381 mijë dollarë./A2CNN

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *