Përdhunuan 26 vjeçaren, dy të dyshuarit para gjykatës tentojnë ta fshehin fytyrën

Kanë dalë përpara gjykatës së Vlorës shtetasit Albi Ceno dhe Oltjan Tahiri, të cilët akuzohen për për përdhunimin e një vajze 26-vjeçare.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak ditë më parë, ku dy personat e arrestuar në shoqëri dhe të një personi të tretë të shpallur në kërkim, Gentjano Mehmeti, kanë droguar dhe përdhunuar në ambientet e një hoteli vajzën në fjalë.

Ngjarja u raportua në polici nga recepsionisti i hotelit, i cili gjeti 26-vjeçaren pa ndjenja. Pasi vajza u përmend në spital, ajo tregoi të gjithë atë që kishte ndodhur dhe personat që e kishin përdhunuar.

Pas 24 orësh, e reja u përmend dhe tregoi në lidhje me ngjarjen.

Fillimisht policia në një njoftim zyrtar bëri me dije se ishin tre persona që kishin marrë pjesë në ngjarjen e rëndë, ndërsa ditën e djeshme në një reagim të dytë njoftoi për një person të katërt.

Në lidhje me ngjarjen është kërcënuar dhe gazetarja Afrovita Hysaj e cila e denoncoi publikisht në media.

Pronari i një televizioni lokal në qytetin e Vlorës, përmes një postimi në rrjetet sociale kishte denigruar dhe fyer gazetaren, duke e akuzuar për mashtrim, pasi kishte deklaruar se në ngjarjen e rëndë ishte i përfshirë dhe djali i tij.

“Je në gjak me mua”, ishte mesazhi që pronari i medias lokale, i dërgoi gazetares, e cila e ka raportuar kërcënimin pranë organeve ligjzbatuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *