Një grup i specializantëve ka njoftuar se për shkak se ende nuk është arrit kurrfarë marrëveshje midis tyre dhe Ministrisë së Shëndetësisë, kanë marrë vendim që protestat të vazhdojnë edhe gjatë javës së ardhshme.
Sipas njoftimit, çdo ditë nga ora 10:00 deri në orën 11:00, nga e hëna deri të premten, do të mbahet protesta e specializantëve para Ministrisë së Shëndetësisë.
Ata gjatë javës së kaluar protestuan për mospagesën e kujdestarive prej muajit shkurt dhe kundër detyrimit për të paguar vitin e shkollimit specialistik 500 euro për një vit.