Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme, ka filluar disa bastisje në disa lokacione në veri të vendit lidhur me sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.
Sipas disa pamjeve të publiuar shihet Njësia Speciale shihet në disa rrugë në veri të vendit.
Më 24 shtator, si pasojë e një sulmi të armatosur në Banjskë të Zveçanit u vra polici Afrim Bunjaku. Në aksionin e Policisë, dhjetëra sulmues të armatosur e uniformuar serbë u rrethuan në fshatin Banjskë. Policia u sulmua në vazhdimësi nga sulmuesit. Nga aksioni tre sulmues u vranë. Është kapur edhe arsenal i madh armësh.