FOTO| Shumë gëzhoja të plumbave shihen në Banjskë të Zveçanit ku ndodhi sulmi terrorist

Pas hapjes se rrugës për në fshatin Banjskë të Zveçanit, gazetarët janë futur në brendi të fshatit dhe afër manastirit, ku dyshohen se u strehuan pjesëtarët e grupit terrorist, që udhëhiqeshin nga Milan Radojiçiqi.

Gazetarja e Nacionales, Gentijana Hasani, e cila po qëndron atje, ka treguar se nëpër rrugë të fshatit shihen shumë gëzhoja të plumbave që janë shkrepur.

Këto pamje tregojnë për të shtënat që kanë ndodhur brenda fshatit.

Pamjet që janë publikuar nga droni tregojnë për luftimin që është zhvilluar aty në mes të grupit terrorist dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës./Nacionale

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *