Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla ka thënë se ia dolën me sukses ta përfundojnë aksionin në veri.
“Sot përgjigjja e policëve ishte e menjehershme dhe profesionale. Për një kohë relativisht të shkurtër vendosem dhe këtë pjesë të territorit nën konbtroll. Ia dolem me sukses dhe pa viktima tjera ta kryejmë aksionin. Po ashtu kemi 6 të arrestuar, dy nga ta të plagosur me uniformë të armatosur.
Policia ka zbuluar një sasi të jashtëzakonshme të armatimit të rëndë uniforma, logjistikë, ushqime, pajisje për barrikadat “, tha Sveçla