Një person në Gjakovë është rrokullisur me traktor, ku I njëjti ka ndërruar jetë.
Sic thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur gjatë mëngjesit të djeshëm, thuhet se viktima ka qenë duke punuar tokën dhe nga pakujdesia është rrokullisur me traktor.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, shkruan Neutral.al.
“Fsh. Orize, Gjakovë 27.10.2023 – 11:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë duke punuar tokën, dyshohet se nga pakujdesia është rrokullisur me traktor dhe si pasojë ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë./Neutral.al/