FOTO| Policia sekuestron mallrat e kontrabanduar duke hyrë nga Maqedonia

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka raportuar se njësitë e Task Forcës, kanë identifikuar një kombi pa targa të dyshuar, i cili është zënë duke hyrë në Kosovë ilegalisht.

Gjatë kontrollimit të mjetit janë gjetur dhe sekuestruar disa mallra pa dokumente përkatëse.

Policia ka gjetur dhe konfiskuar 99 pako me nga 12 kg mjaltë, 1188 copë kavanoz qelqi, 100 pako me çajra për dobësim, 200 pako me cajra Detoxs, 300 copa sprej “Viga 150000”, 100 kuti me nga 12 copë “exellent Q7”, 200 copa “Titan Gel”, shkruan Neutral.al.

Komunikata e plotë:

Policia e Kosovës, respektivisht njësitë e Task Forcës, në kuadër të Policisë Kufitare – Lindje, me qëllim të luftimit dhe parandalimit të kriminalitetit dhe dukurive të tjera negative, kanë intensifikuar angazhimet operative dhe ushtrimin e autorizimeve policore në terren, ku si rezultat është identifikuar një mjet i dyshuar/kombi pa targa, i cili është zënë në flagrancë duke hyrë ilegalisht nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kosovës.

Pas ndalimit të mjetit të dyshuar nga ana e zyrtarëve policorë është legjitimuar drejtuesi i mjetit, i dyshuari mashkull kosovar, tek i cili gjatë kontrollimit të mjetit janë gjetur dhe janë sekuestruar mallrat e dyshuara për kontrabandim, pa dokumente përkatëse.

Mallrat e dyshuara janë si në vijim:

  • 99 pako me nga 12 kg mjaltë,
  • 1188 copë kavanoz qelqi,
  • 100 pako me çajra për dobësim “Nerox”,
  • 200 pako me çajra “Detoxs”,
  • 300 copa sprej “Viga 150000”,
  • 100 kutia x12 copë ”Exellent Q7”,
  • 200 copa “Titan Gel”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *