Ish-futbollisti kosovar Xhevat Prekazi pëson infarkt, dërgohet me urgjencë në Beograd

Ish-futbollisti nga Kosova, Xhevat Prekazi ka pësuar infarkt.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi serb Telegraf.

Prekazi është dërguar me urgjencë në spitalin e Beogradit dhe aktualisht gjendja e tij është stabile.

Futbollisti nga Mitrovica, i cili pjesën më të madhe të karrierës e kaloi në Serbi, mbi të gjitha te Partizani, pësoi goditje në Brzec, rrëzë Kopaonikut, ku e ka një shtëpi verore, shton mediumi serb.

Prekazi kishte luajtur në Partizan, në Hajduk të Splitit dhe në Galatasaray, ndërsa karrierën e kishte mbyllur në Bakirkoyspor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *