Shefja e deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila, ka pyetur opozitën se a duan zgjedhje apo jo. Duke kundërshtuar Komisionin Hetimor parlamentar për rezervat shtetërore, Mimoza Kusari Lila tha se këtë cështje tashmë e ka Prokuroria në dorë.
“Aktualisht, ky hetim parlamentar synon të bëj paralelizëm, për diçka që organet e rendit janë të përfshira.
Pyetja për deputetët nënshkrues është shumë e thjeshtë: a nuk po i besoni Prokurorisë? Apo e konsideroni veten më të aftë se Policia dhe Prokuroria e vendit.
Deri tash, fryma e hetimit parlamentar, ka qenë që do të duhej të diskutohej diçka për ta tërhequr vëmendjen e Prokurorisë, aktualisht Prokuroria e ka këtë rast.
Flasim për gjashtë muaj hetim parlamentar.
E dëgjuam udhëheqësin e grupit më të madh parlamentar më të madh të opozitës, që tha se konsiderojmë që duhet të shkojmë në zgjedhje.
Tash, a doni zgjedhje a s’doni zgjedhje?
Ju po kërkoni hetim parlamentar që shkon në 6 muaj, e ndërkohë po kërkoni zgjedhje”, tha ajo.