Një zyrtar i Policisë së Kosovës është lënduar si pasojë e një aksidenti në komunikacion.
Aksidenti në komunikacion ka ndodhur të enjten në fshatin Arllat mes një veture civile dhe një veture zyrtare, njofton Policia e Kosovës.
“Ka ndodhur aksident trafiku në mes një veture civile dhe një zyrtare të PK-së. Si pasojë, lëndime ka pësuar një zyrtar policor i cili ka pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.