Gjykata Themelore në Gjakovë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 18-vjeçarit i cili u arrestua nën dyshimet për sulm seksual ndaj të miturës, raporton Gazeta Sinjali.
Përmes një komunikate për media, Gjykata njofton se të dyshuarit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak, në kohëzgjatje prej një muaji.
“Sipas kërkesës, “ditën kritike pasi që e mitura ishte së bashku me shoqen e saj duke u kthyer nga shkolla, e takojnë të pandehurin, ku i njëjti ia benë me shenje që të largohet nga shoqja e saj, e mitura/dëmtuara largohet me mendimin se do që ta përshëndes, i pandehuri gjatë asaj kohe e kap për qafe dhe e puth ne pjesën e qafës tek veshi me qëllim seksual pa dashjen e saj, ku më pas e mitra/dëmtuara lajmëron rastin në polici”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Gazeta Sinjali raportoi gjatë ditës së djeshme për rastin e rëndë, ku sipas informacioneve, i dyshuari dhe viktima kanë lidhje të ngushtë familjare.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshauri është djali i dajës së viktimës, e cila është 16-vjeçare.