Policia e Kosovës ka bërë thirrje për bashkëpunim nga qytetarët dhe mediat për lokalizimin dhe arrestimin e personit në kërkim, Besart (Ismet) Leka, për veprën penale të vjedhjes së rëndë.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, me autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, ka lëshuar këtë kërkesë për bashkëpunim për gjetjen e të dyshuarit.
Besart (Ismet) Leka, i lindur më 14/11/1989, është personi që është në kërkim.
Policia e Kosovës po angazhohet për lokalizimin e tij, dhe bën thirrje për të gjithë qytetarët që kanë informacion mbi vendndodhjen e tij që të lajmërojnë autoritetet.