Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë këtë fundjavë me xhiron e tetë.
Kjo xhiro do të sjellë dy super derbi, të shtunën dhe të dielën.
Sot, dy ekipet e para në tabelë, Ballkani e Llapi do të përballen mes vete në Suharekë.
Të dyja këto ekipe kanë nga 16 pikë, por Ballkani ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Sot po ashtu zhvillohet ndeshja mes Lirisë së Prizrenit dhe Malishevës.
Të dyja ndeshjet nisin nga ora 15:00.