Ai është njëri nga artistët shqiptarë që tashmë ka fituar zemrat e publikut dhe jo vetëm.
Fjala është për këngëtarin nga Shkodra, Luiz Ejlli, i cili njëherësh arriti kulmin e famës në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania.
I njëjti së fundmi ka performuar në nisjen e spektaklit të kërcimit “Dancing With the Stars”.
Fituesi i BBVA interpretoi “Pa ty” që njëherësh është kolonë zanore e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”.
Protagonistë kryesorë të këtij filmi vlen të ceket se janë: Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari.
Projekti në fjalë do të ketë premierën më 9 tetor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Veç kësaj, filmi më pas do të shfaqet në çdo vend ku ka shqiptarë.