Një person është plagosur sot në Prizren.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Ai ka bërë të ditur se lidhur me rastin janë arrestuar dy persona.
“Rasti ka ndodhur në rrugën tranzitore. Viktimës i është dhënë ndihma e parë mjekësore dhe tani po trajtohet në Spitalin Rajonal në Prizren. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një armë”, ka potencuar Gashi