Në fshatin Brod të Shtërpcës, mëngjesin e sotëm është konfiskuar një furgon i cili po transportonte dru ilegalisht nga malet.
Ndaj shoferit është shqiptuar fletëparaqitje gjobë nga Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri”.
“Policia ka njoftuar edhe zyrtarët e Drejtorisë për Administrimin e Parkut Kombëtar ‘Sharri’, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shqiptuar fletëparaqitje ndaj një personi për transport ilegal”, bëhet e ditur në komunikatën e Policisë Rajonale të Ferizajt.
Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët që nëse kanë informacione rreth prerjes, transportit apo shitjes ilegale të druve, të njoftojnë menjëherë policinë.