Djegia e shtëpisë së familjes Koroglu- Arrestohet pronari, në katin përdhesë u gjetën 36 bidonë me materie ndezëse

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar pronarin e shtëpisë së familjes Koroglu, shtëpi e cila është pjesë e trashëgimisë kulturore.

Atij në katin përdhesë i janë gjetur 36 bidonë të mbushur të shënjëzuar me  shenjën me materie të rrezikshme, ndezëse.

Bazuar në hetimet fillestare, Policia thotë se bëhet e ditur që pronari i shtëpisë ishte në dijeni për vendndodhjen e këtyre bidonve ku përkundër zjarrit të shkaktuar, i njëjti nuk kishte njoftuar policinë apo zjarrfikësit .

Ai është ndaluar për 48 orë.

“Lidhur me veprën penale ”Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” të ndodhur më 31 tetor 2023, gjatë hetimeve dhe ekzaminimeve të vendit të ngjarjes, në rrugën “Nexhip Dragaj” në Mitrovicë, ku një shtëpi e pabanuar pjesë e trashëgimisë kulturore ishte përfshirë nga zjarri. Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në mbeshtetje të ekspertit të zjarreve gjatë ekzaminimit  në katin perdhesë të shtëpisë kanë hasur  tridhjet e gjashtë (36) bidon të mbushur të shënjëzuar me  shenjën me matrie të rrizkshme-ndezëse. Për largimin e ketyre bidonve janë anagzhaur edhe njësi të specializuara per trajtimin e materive të rrezikshme nga Forca e Sigurisë së Kosoves. Bazuar ne hetimet fillestare, bëhet e ditur se pronari i shtëpisë ishte në dijeni për vendndodhjen e ketyre bidonve ku perkundër zjarrit të shkaktuar, i njëjti nuk kishte njoftuar policinë apo zjarrfikësit. Për të gjitha veprimet e ndërmarra hetimore është njoftuar prokurori, i cili ndaj pronarit të shtëpisë A. K., 76 vjeçar, ka lëshuar aktvendim per ndalim 48 orës, si i dyshuar për veprën penale “Mbajtje e paligjshme e  substancave dhe mbeturinave të rrezikshme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *