Më herët është raportuar për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur sot në fshatin Bubavec të Malishevës
Nga të shtënat më armë një person ka mbetur i vrarë.
Burime të IndeksOnline bëjne me dije se i vrarë ka mbetur një 29-vjeçar Sh. Krasniqi (1994).
Për rastin në fjalë është deklaruar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatë se një person mashkull i moshës madhore është dërguar në QKMF Malishevë, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri. Personeli mjekësor atje ka konstatuar vdekja e tij. Në këto momente jemi në kërkim të të dyshuarve. Njësitet e nevojshme policore ju kanë përgjigjur rastit si dhe është njoftuar prokurori i shtetit në konsultim me të cilin janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, thotë ai.
LEXO EDHE: