Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen Racaj të Istogut, ku një 52-vjeçare është dërguar pa shenja jete në Qendren Klinike Universitare, shkruan Gazeta Neutral.
Gazeta Neutral nga burime të sigurta mëson se viktima është Kada Raca.
Ekipi mjekësor i Emergjencës pas ekzaminimeve për shenjat vitale në trupin e viktimës, kanë konstatuar se ajo ka ndërruar jetë.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë nisur hetimet.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.’