Analisti politik për Neutral.al: Lugina e Preshevës nuk duhet të trazohet as politikisht e as ushtarakisht nga Serbia

Familja e Ruhan Muharremit nga Medvegja mbrëmjen e kaluar u kërcënua nga një grup personash të maskuar. Serbët që kanë kënduar për rreth gjysmë ore këngë nacionaliste kanë hedhur edhe gurë e mjete të rënda në drejtim të shtëpisë së tyre.

Analisti politik, Blerim Burjani në një prononcim për gazetën Neutral.al ka bërë një analizë rreth situatës se a mund të përkeqësohet situata në Luginën e Preshevës.

“Lugina e Preshevës nuk duhet të trazohet as politikisht e as ushtarakisht nga Serbia, ajo ka nevojë për zgjidhje politike në përputhje me modelet evropiane”, vlerësoi Burjani.

Tutje ai komentoi edhe ngjarjet e fundit që ndodhen me 24 shtator në veri, ku nga ky sulm mbeti i vrarë edhe efektivi Afrim Bunjaku.

“Aktet e Policisë së Kosovës janë në përputhje me rregullat dhe ligjet në fuqi për të luftuar terrorizmin si akt i shëmtuar i drejtuar kunder jetës së njerëzve dhe pasurive publike. Policia e Kosovës e ka kryer punën e saj në përputhje me mandatin kushtetues, ndaj Serbisë dhe duhet të vendosin sanksione ndaj saj”.

I pyetur se a po rrëshqet Serbia drejt një shteti që e kishte në Kohën e Millosheviqit, analisti Burjani u shpreh se “Gjasat janë të mëdha, po qe se Serbia nuk tregon qasje korrekte në zgjidhje që sjell normalizim të plotë të raporteve, Serbia mund të cilësohet që don zgjidhje përmes përdorimit të dhunës, Serbia dyshohet nga Përendimi shkaktare e akteve terroriste”.

/Gazeta Neutral.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *