Jetmir Agaj, një nga menaxherët më të njohur të artistëve të estradës shqiptare, ka pak kohë që ka përjetuar një moment të veçantë në jetën e tij personale.
Rreth katër muaj më parë, ai është bërë baba për herë të parë, duke mirëpritur një vajzë, të cilën e kanë quajtur Lia Julie, shkruan Neutral Bizz.
Së fundmi, Agaj ka ndarë një postim emocionues në rrjetet sociale, ku ka bërë të ditur se tashmë i ka blerë dy shtëpi për vajzën e tij. “Ja kom ble qikes tem 1 shpi tmir. Lia Julie e gzofsh me babin e mamin,” ka shkruar ai me krenari, duke e shoqëruar postimin me një foto të lagjes ku po ndërtohen shtëpitë e reja.
Kjo është një shenjë e përkushtimit dhe dashurisë që Jetmiri ka ndaj familjes së tij të re, ndërsa fansat dhe miqtë e tij kanë shprehur urime dhe përgëzime për arritjet e tij personale.
Familja Agaj tashmë po bëhet pjesë e një prej lagjeve më të reja, duke ndarë me ndjekësit emocionet e këtij kapitulli të rëndësishëm në jetën e tyre.