Shifra alarmante| Vetëm në 2024, 150 mijë punëtorë do të ikin në Gjermani

Më pak se 70 ditë kanë mbetur kur qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë drejt vendeve në zonën shengen pa pasur nevojë që të pajisen me viza, raporton Gazeta Blic.

Në rrethana normale secili do t’i gëzohej liberalizimit të vizave, gjegjësisht lëvizjes së lirë të njerëzve drejt vendeve të BE-së, por në fakt ky është liberalizim i kushtëzuar dhe ka një çmim tepër të lartë për Kosovën!

Liberalizimi i vizave për shtetasit kosovarë, në kohën kur vendi ndodhet në një krizë të madhe socio-ekonomike, pa perspektive zhvillimore, jo vetëm që nuk mund të jetë qëllimmirë, por mund të shkaktoj zbrazjen e shpejtë të Kosovës.

E, ata që më së shumti mund të pësojnë nga lëvizja e lirë, janë kompanitë apo bizneset e vogla dhe të mesme, nga frika se punëtorët që kanë aktualisht, hiq më larg se me 1 janar 2024 mund të marrin rrugën për ndonjë vend të Bashkimit Evropian, në kërkim të një pune dhe jete më të mirë.

Se Kosova mund të zbrazet, kanë paralajmërime të frikshme edhe nga Oda Ekonomike e Kosovës, Aleanca Kosovare e Bizneseve, deputet të komisionit për zhvillimin ekonomik, profesor universitar, por edhe nga sindikata që përfaqëson sektorin privat të Kosovës.

Agimi Shahini nga Aleanca Kosovare e Bizneseve thotë për Expose se shifrat janë të frikshme se sa do të jenë numri punëtorëve që do ta lënë Kosovën dhe do të kërkojnë punë në tregun e Gjermanisë.

“Në vitin 2021, 2022 kanë ikur rreth 110 mijë qytetarë të Kosovës profesionist të ndryshëm me viza pune nga Kosova dhe këtë vit, po ashtu është një numër rreth 50 mijë që do të del në fund të vitit që kanë ikur, prapë me viza të punës dhe këtu do të jenë rreth 150 mijë. Sipas një analize që ka bërë AKB-ja për 2024 nga 1 janari deri në fund të vitit neve do të na ikin mbi 150 mijë punëtorë, fuqi punëtore do të na ikin në Gjermani, arsyeja pse do të ikin janë se do të kërkojnë kushte më të mira të punës, por edhe Bundestagu gjerman ka aprovuar një ligj i cili tash ai është në fuqi nga 15 dhjetori, ku secili që shkon nga Ballkani në Gjermani, has në një vend të punës, ku shkruhen sikur këtu te ne kërkojmë punëtorë, momentalisht në Gjermani shkruajnë në makina, thotë kush ma gjen një punëtorë i jap 1 mijë euro punëkërkuesit është fjala …. dhe ai do të shkoj të gjej një vend të punës do të shkon në qeverinë lokalen do ta merr vizën e punës, pa pasur nevojë për procedura që sot janë të ngarkuara shumë, liberalizmi i tregut të punës në Gjermani, do të thithë një fuqi punëtorë të madhe, jo vetëm nga Kosova, por edhe nga Ballkani”, vlerëson Shahini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *