Deputeti i VV-së, Dimal Basha tek “DPT te Fidan Jupolli” e ka amnistuar shefen e tij në Kuvend, Mimoza Kusari-Lilën që ka biseduar me akterët e Listës Serbe.
Kur iu përmend inqizimet e Shefes së GP-së të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila, me Radojiçiqin e Simiqin, tha se kjo nuk është e njëjtë pasi, sipas Dimal Bashës, Qeveria Kurti nuk varet nga Lista Serbe.
“Qeveria e Albin Kurti nuk varet prej Listës Serbe.”, ishte arsyetimi i Bashës për audioincizimet.
Basha duket se ka harruar se Kusari-Lila ishte koordinuar me Listën Serbe dhe Radojçiqin.
Po ashtu Kusari-Lila me ta kishte biseduar me ta për veteranët e UÇK-së dhe kërkesat e tyre.